Braim (Rexhë) Sadiku

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Braim (Rexhë) Sadiku

Më: 1 janar 2015 Në ora: 14:36

Sot e përkujtojmë bashkëshortin, babain, gjyshin dhe vjehrrin tonë të dashur, i cili fatkeqësisht u nda nga ne para dy vitesh.

Ditët, Muajt edhe Vitet po kalojnë, por malli për ty më shumë po shtohet.
Fjalët nuk kanë forcë e lotët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen dhe mallin që kemi për ty o i dashuri ynë.

Edhe pse ti fizikisht nuk je në mesin tonë, ti përherë do të mbetesh i pavdekshëm në zemrat tona se Këshillat tua të larta njerëzore nuk i harrojmë kurrë dhe na bëjnë krenar që të patëm.
Mbetesh i gjallë përgjithmonë në zemrat tona.

Të përkujtojnë me mall Bashkëshortë SHAHA, Djali SAHITI me Bashkëshorten Sulltanen e fëmijët Arten e Arlindin, Djali SAMIA me Bashkëshorten Serpilin me fëmijët Adrianin, Vajza SABAHATI me Bashkëshortin Qazimin me fëmijën Betimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat