Osmon (Ali) Tolaj

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Osmon (Ali) Tolaj

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 11:14

Ju ikët nga ne Babi, ikët nga më të dashurit tuaj, të cilëve pafundësisht ua përkushtove jetën, duke mbjellur gjithmonë në mendjen dhe zemrën tonë, ndjenjën e fisnikërisë, besimit për jetën dhe dashurinë e pafundme njerëzore.
Jemi krenar me ty, sepse pas vetes ke lënë shembullin më të mirë të një kryefamiljari e mësuesi shembullor, bujar dhe shumë të devotshëm, që e ndiejmë edhe sot, në çdo moment o BABI ynë i paharrueshëm! Prandaj, jemi krenar me emrin tuaj, në çdo hap që bëjmë o BABI, bashkëshorti, gjyshi dhe vjehrri ynë i paharrueshëm! Veprat tuaja, virtyti dhe përkushtimi juaj, gjithmonë do të jenë frymëzim i pashtershëm për Ne, për ta mundur dhimbjen e madhe që zotëron në zemrat tona!

Gjithmonë në mendje me TY: bashkëshortja Nurija; djemtë Alia dhe Agimi me nuset Lenditën dhe Vitesën; vajzat, Violeta, Luljeta, Antoneta, Kumrija dhe Vjollca me bashkëshortët e tyre, si dhe nipat e mbesat, që të deshtën aq shumë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat