Pal Krasniqi

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Pal Krasniqi

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 11:20

Sot me 17 dhjetor 2014 u bën 6 vite pa ty babi jonë. E rënduar jena në shpirt kur e kujtojmë atë ditë, ditë e mërkurë 17.12.2008 kur na erdh një lajm i zi që zemrën na bëri hi. Ditë e zezë mbuloi shtëpinë të pikëlluar, presim njerëzinë qajnë familja farefisi, vdekja jote babë na habiti.

Shëndosh e mirë në punë shkove, por su ktheve më ashtu, erdhe i shtrirë në arkivole ah kështu as s'tkemi mendu, më moshën mat mirë me nau largu. Dhe prej atij momenti zemrat tona u bën copë copë dhe jeta jonë mori një goditje të fortë. Por, vetëm një gjë na e dimë, gjithmonë do të krenohemi me ty. Ishe i dashur për pleq, të rinjë dhe fëmijë, krenohem që ishim fëmijët tuaj.

Malli për ty shumë na ka marr, sa të mirat ti na dhurove na nuk mundem të bëj asgjë për ty, ike nga kjo botë dhe na la me lot në sy. Natë e dit ti punove në punë jetë ndërrove për familjen tënde dhe jetën e flijove. Ke qenë dhe je dhe do të mbetesh gjithmonë në shpirtin tonë Babi jonë.

Të përkujtojmë bashkëshortja Francika dhe fëmijët Vjollca, Vitori, Valentini dhe Valentina Krasniqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat