Emine Berisha

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Emine Berisha

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 10:35

Sot, me 19.11.2013 u mbushë një vite pa bashkëshorten, nënën, dhe gjyshen tonë.
-Koha po kalon, por kujtimi dhe malli për ty e dashura nanë, gjithnjë e më shumë po shtohet. -Sa e vështirë është të shkruajmë përkujtimin për ty, nana ime e dashur, ku assesi nuk po mund të pranojmë humbjen tënde, ku as fjalët lotët, e as edhe koha s’po mund të shuajnë mallin dhe mërzinë që kemi për ty e dashura nanë.
– U bë një vit pa ty nëna ime e dashur, dhe assesi s’po mund të besojmë se kaq shpejtë ikë në amshim, duke na lënë përgjithmonë të pikëlluar në ditët tona më të mira të jetës. – Sa e vështirë është jeta, pa ty e dashura nanë, ku fjalët e tua të ëmbla, të urta, dhe mirësia e respekti që kishe për ne në ditët më të vështira të jetës, na bëjnë neve shumë krenarë që kishim një nanë të tillë, dhe si e tillë gjithmonë do të jetosh në zemrat tona, gjerë në amshim.
Të përkujtojnë me mall:
Bashkëshorti: HAJRIZI, djali: BEQIRI, reja: FITORJA dhe nipat: JETMIRI dhe RINORI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat