DEDË (MARK) GECAJ

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

DEDË (MARK) GECAJ

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 10:29

Sot me 19.11.2014 u bënë 4 vite pa ty Baba i dashur

Vitet kalojnë por, dhembja për ty nuk largohet. Na la të varfër në shpirt, por edhe krenar që të patëm, fjalët dhe këshillat e tua dritëdhënëse do të mbesin gjithmonë një shenjë kujtimi për ty.
Dashuria dhe bujaria që pate për familjen, miqësinë dhe shoqërinë të bëjnë të pavdekshëm.
Pushofsh në paqe Babi ynë.

Ne nuk pajtohemi asnjëherë për vdekjen tënde që padrejtësia e pushtetarëve të sodit dhe pazaret për jetëra të njerëzve për mbrojtje të interesave personale edhe kësaj dite akoma e lanë pa e zbardhur vdekjen tënde o Baba.
Të kujtojnë me mall: nëna Tonja, bashkëshortja Roza, djemtë Hermogeni, Gjergji, Kola, rejat Lulja, Brigita, Vjollca, nipat, mbesat dhe motrat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat