Rexhë Salihi

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Rexhë Salihi

Më: 17 nëntor 2014 Në ora: 10:26

Sot me 17.11.2014 u bënë 5 vite pa bashkëshortin, Babanë, vëllanë, vjehrrin dhe gjyshin tonë të dashur.

Vitet po kalojnë e dhimbja veç sa vjen e shtohet, e jeta pa ty shumë vështirë kalohet. Kur ishim fëmijë e urrenim kurbetin, sepse u rritëm pa ty, u rritëm pa buzëqeshjen tënde, pa dashurin tënde baba që aq shumë kishim nevojë, e tash e urrejmë nëntorin që të mori përgjithmonë nga ne. Kur ty të patëm shtyllën e shtëpisë, ndjeheshim të mbrojtur, të udhëzuar dhe sot nuk të kemi më, sado që të kemi nevojë për ty, se ti shkove dhe na le. Përherë do të jemi krenar që të patëm ty.

Të kujtojnë me mall, dashuri dhe respekt: Bashkëshortja, djemtë, vajzat, vëllezërit, motra, rejat, kunatat, nipat, mbesat dhe mbar familja nga Kralani dhe nga Zvicra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat