Zejnije (Leci) Sallahu

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Zejnije (Leci) Sallahu

Më: 14 nëntor 2014 Në ora: 10:32

Ah, moj Nana ime ike në amshim, deshta të takoj ty dhe baben tim. Ju afrova shpisë, po juve nuk ju gjeta, u ula te pragu i derës, nisa tuj lotu, e ia filluan zogjtë tuj qajtë me mua. S’kam besuar që do të vie kjo ditë, të mbes jetim.

Çohu oj nanë e më përqafo. Merre edhe babain se dua ta shoh. Sa herë që vij nga kurbeti vij te varri juaj, e veç lot po derdhi. Ikët pa më thënë asnjë fjalë. Zoti ju bekoftë! Amin!

Të përkujton djali Ruhani me shoqen Xhevrin, fëmijët: Hida, Hyrija, Lumeja, djali Gëzimi, motrat: Xhevrija, Mihrija, Batija, Selvija, Zojusha, Halideja, Ruzhdija dhe tërë familja Sallahu nga Kosova e diaspora.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat