MAHIJE NIKQI

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

MAHIJE NIKQI

Më: 4 nëntor 2014 Në ora: 11:01

U BË NJË VIT PA TY OJ MOTËR

U bë 1 vit... po lotët nuk ndalen... malli për ty nuk do të shuhet kurrë, çdo ditë fjalët tuaja më kujtohen, por thirrja jote në telefon nuk po ndëgjohet, më ke mësuar çdo ditë të më thirrësh... E pres atë kohë që telefoni të më cingëron, por jo më, prej motrës time ma të dashurën që nuk u ngi jetë, sa është deshtë të jetoj.
Nëna jote çdo ditë të thërret e të lyp nëpër soba, e s’të gjen, e qan e qan, e kurrë s’po e pushon vajin për ty oj motër.

Të kujtojmë e kurrë s’të harrojmë: motra Lulja me bashkëshortin Binakun e me fëmijët Floranda, Saranda, Vlora, Burimi dhe Blerimi nga Nju Jorku.
Kaloi një vit e ne nuk mund të bindemi se ti nuk je më në mesin tonë. Ike nga kjo botë ashtu siç ishe e qetë, e dashur, mikpritëse dhe zemërgjerë. Vdekja të ndau nga ne, por ti do të jetosh gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona.
E kujtojnë me mall: nëna Fatimja, vëllau Zhuka me bashkëshorten Mahijen dhe fëmijët Florenti e Arditi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat