Sot u bënë 10 vite pa bashkëshortin, babanë, dhe gjyshin tonë të dashur
Të jetosh në zemrat e atyre që i le pas do të thotë të mos vdesësh kurrë. Vështirë qenka të shkruajmë përkujtimin për Ty o BABA i dashur. 10 vite pa Ty sa 10 shekuj. Loti po pikon për Ty e dhembja e malli po shtohen gjithnjë. Jemi krenarë që të patëm të tillë. Na mbajnë gjallë fjalët Tuaja të mençura të cilat do të jenë gjithmonë udhërrëfim për ne.
Përjetë i freskët do të jetë kujtimi për Ty.
Me mall të kujtojnë bashkëshortja Sabrija, djemtë Ismaili, Samiu, Shkelzeni dhe Dukagjini, vajzat Aferdita, Merita dhe Valbona, si dhe gjithë nipërit e mbesat dhe mbarë Familja Baraliu nga Bukoshi i Therandës.