KAMBER ( ZENEL) SHOSHI - BUTE SHOSHI

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

KAMBER ( ZENEL) SHOSHI - BUTE SHOSHI

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 10:58

Sot, me 21 tetor 2014 u mbush një vit pa Ty o vëlla i dashur dhe 3 muaj pa ty oj nënë e paharruar

Ti u ndave nga jeta dhe nga ne vëlla i dashur kur askush nuk e besonte. Ike shumë qetë nga ne dhe pa asnjë fjalë... Mesdita e së Hënës na solli lajmin e zi për vdekjen tënde, ishte një pasdite e kobshme për ne, kur Ti na u ktheve në arkivol në vend se të ktheheshe i buzëqeshur nga puna-mësimi. Vdekja jote e papritur na i humbi shpresat dhe dëshirat e jetës o vëlla... Do të doja t’paktën dhe njëherë t’kisha pranë e të çmallesha me Ty, si dikur kur më prisje te dera sa herë që vija... I dhembshëm ishte shtatori i këtij viti o vëlla ku dyert e shkollës dhe nxënësit e tu mbetën duke të pritur, por shkove në rrugë pa kthim e ne ngushëllohemi vetëm me fotografitë, kujtimet e ëmbla dhe dashurinë që patëm për Ty.

Po Ty oj nënë e dashur, a thua dhembja të është lehtësuar, se çdo ditë na thoshe pa Kamberin nuk muj me jetu... Durove aq shumë dhembje e pikëllim përjetove, tash pusho e qetë se me bijtë e Tu u bashkove në përjetësi.
Me mall të pashuar dhe lotë në sy ju kujtojnë: motra -vajza Adilja, dhëndri Agimi, mbesat Mimoza, Argëzona, Ariana, Rrezarta, nipat Rrezarti e Besforti dhe gjithë familja Mehmetaj nga Novosella e Pejës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat