Luljeta Muslia Haxholli

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Luljeta Muslia Haxholli

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 10:52

Sot u bënë 10 vite pa më të dashurën tonë

Ditë netë po kalojnë, ti nuk je ma n’këtë botë, ty të mori përgjithmonë Zoti i madh dhe e lumja tokë. Të thërret djali i vetëm, të gjithë ne lotojmë për ty. Pse nuk zgjohesh ti moj lule, në dhe të zi po flenë n’qetësi. Të thërrasin motrat e vllaznia, lotët e nanes s’kanë të terun. Na shkoi jeta me shumë mall na ka nda mërgimi i zi. U veshë bukur e shkove nuse, nuk të thamë as rruga e mbarë, por kur vdiqe lule bukur, baba, nana, motrat, vllaznia të lëshuan në t’ftohtin varr. Atë fustan të bardh në dit t’varrimit kur ta puthëm, mbi xham na ngriu shpirtin. Si nuk pate fat moj bija jonë me ta puthë edhe duvakun.

Kur të lëshuam në varr na u rrotullu bota, deshtëm të gjuhemi, edhe ne e të vimë me ty. Qanin motrat dhe vllaznia, nënës, babës, lotët në faqe ju ngrin, nipat dhe mbesat aty ishin nga një lule mbi varr ta lanë. Lamtumirë moj lulja e bukur me shumë dhimtë të përkulet dhe djali Geoniti lotët peng ti len mbi varr, ka me t’ardh me t’sjellë lule gjithë jetën për ta shuar të shkretin mall.

Lokja jote atje n’Kosovë qan e qau, ma s’kishte lot, foton tënde e mban në gji për me t’majt ngrohtë për jetë e mot. A e shkreta nanë, varrin përditë nga shpia ta sheh, koka kon shkru moj bijë e dashur n’tokë t’dujakës trupi yt me tu bo dhe, me shumë dhimbje ty të tham.
Të përkujtojnë me dhimbje: Nëna Dija, vëllezërit, motrat, nipat dhe mbesat nga Kosova dhe Diaspora dhe djali yt Geoniti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat