Hidajete (Tofaj) Tolaj

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Hidajete (Tofaj) Tolaj

Më: 13 tetor 2014 Në ora: 14:22

Sot me 11.10.2014 u bën katër vite pa ty Mami

Sot u bën katër vite që ti Mami u ndave nga jeta, u ndave nga bashkëshorti lë pas vetes edhe katër fëmijë na vrave buzëqeshjen, na vështirësove jetën, na humbe shpresën, na lë që të jetojmë me lot në sy! Me vdekjen tënde gjithçka në familjen tonë u shua mbeti vetëm loti e vuajtja ato që na shoqërojnë edhe se jemi gjallë pa ty si të humbur po jetojmë çdo mëngjes zgjohemi me fjalën, Zot nga qielli na ndihmo e ti Mami nga varri, na beko e kurrë se na le në këtë botë mos harro. Të duam shumë je e pa harruar në zemrat tona.

E kujtojnë me mall të pa shuar kurrë bashkëshorti Hyseni, djemtë Dionisi e Fatlumi, vajzat Fitorja e Dafina dhëndri Alberti mbesat Brikenda, Olta e Lona të cilat janë duke u rritur pa ty Gjyshe si dhe gjithë Familja Tolaj nga Pobërgja e Deçanit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat