Nebi Duraj

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Nebi Duraj

Më: 25 shtator 2014 Në ora: 10:13

Sot më 25.09.2014 u bënë tre muaj pa bashkëshortin, babain dhe gjyshin tonë të dashur, i cili u nda nga jeta, por për të mos vdekur kurrë në zemrat tona.

Sa e vështirë qenka jeta të jetojmë vetëm me kujtimet e tua. Humbi edhe freskia e mëngjeseve e mbrëmjeve të vonshme që i shoqëroje gjithmonë pa i tradhtuar asnjëherë.

Krenarinë na le si dhuratë të fundit, e cila gjithmonë e sfidon dhembjen që e ndiejmë. Kësaj dhurate i dhanë vlerë edhe më shumë të gjithë ata që të njohën, që me fjalët e tyre ngushëlluese na e dëshmuan që ti s’ke vdekur, por thjeshtë ndërrove jetë. Të qoftë i lehtë dheu.

E përkujtojnë:
Bashkëshortja: Dinorja, djemtë: Bajrami, Muharremi dhe Agimi, vajzat: Hana,Teuta, Shkurta dhe Shqipja, rejat: Mimoza, Afërdita dhe Afërdita, nipat: Nebiu, Gentiani, Gojarti dhe Arbëri, mbesat: Vlera, Antika dhe Rinesa e vogël.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat