Kumrije (Ademaj) Hoti

Perkujtime

E enjte, 18 prill 2024

Kumrije (Ademaj) Hoti

Më: 24 shtator 2014 Në ora: 10:39

Sot me 24.09.2014 u mbushën 2 vite, 2 shekuj për ne e dashura NËNË.
Sot mbushën 2 vite pa ty, 2 shekuj për ne e dashura NËNË. Dhimbja është shtuar shumë dhe s’ka të ndalur, mungesa jote është aq e madhe sa që nuk mund të përballohet, të përshkruhet dot, gjithçka për ne duket e zbehtë pa ty. I kujtojmë sytë e tu që na shikonin me ëmbëlsi duke ikur nga kjo botë nga e cila shkove ashtu siç edhe jetove me shumë dinjitet.

Ike kur më së shumti kishim nevojë për ty, jemi krenar që të patëm dhe krenohemi me ty. Të patëm të dashur, të çmuar dhe vdekja kurrë nuk do ta shuaj respektin, dashurinë dhe mallin që e kemi për ty.

Të përkujtojnë me mallë të pashuar: Bashkëshorti: Xhaferi, djemtë: Mergimi e Florimi,
reja Kumria, mbesa Donika dhe nipi Dardani nga Revuqi dhe Gjermania.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat