Isuf (Smajl) Gerguri

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Isuf (Smajl) Gerguri

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 12:06

Shumë qetë pa asnjë fjalë ike nga ne. Lotët nuk më janë tharë, dora më dridhet kur e shkruaj këtë kujtim për më të dashurin babain tim.
Kishe një zemër të madhe fisnike e Bujare, virtyte të larta që do të jenë udhërrëfim për ne.
Ditët tona do të fillojnë dhe mbarojnë me kujtimin dhe mallin që kemi për ty.
Ishte 23 shtatori kur për herë të fundit ta dëgjova zërin Baba. Ishte ditë që më mbolli mërzi e zbrazëti, në jetën time. Për ne je i pavdekshëm. Në zemrat tona malli dhe kujtimi për ty nuk do të shuhen kurrë.
Të përkujtojnë me mallë: Vajza Zelfija me bashkëshortin dhe fëmijët, Drilonin dhe Dijonin që të deshën aq shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat