Lirije Kuçi

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Lirije Kuçi

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 11:06

Sot mbushen plot pesë vite nga ndarja e më të dashurës sonë Lirije! Lirija jonë me vullnetin që pate për jetën, me dashurin tënde dhe veprat që le, mbetesh e pashlyeshme në kujtimet tona... Gjithë këto vite pa ty më e shtrenjta jonë, janë kaq të ftohta dhe të zbehta, jo vetëm se nuk të kemi fizikisht në mesin tonë porse mungon kaq shumë edhe dashuria që na dha ne të gjithëve, mungojnë të qeshurat e tua, zëri e shikimi i yt! Gjitha këto na e shtojnë kaq shumë mallin dit' përditë që e kemi për ty e jona Liri'. Mbetesh shembulli më i mirë se si jetohet ndershëm, karakteri e jeta e naltë që bëre na bëjnë shumë krenar për ty që të patëm e vazhdojmë të t'kemi; motër, teze, hallë, shoqe e në veçanti bijë për prindërit që i deshe e i çmove aq shumë. Qeniet e vërteta si ti e bëjnë shoqërinë e jetën më të vërtetë, dhe si e tillë që ishe mbetesh përherë e vërtetë dhe e gjallë në jetët tona!

E përkujtojnë me mallë: Babai Halili, nëna Mihane. Motrat Mirdite, Ajnishahe, Kosovare dhe Dardanije. Vëllezërit Ardiani, Atdheu dhe Dardani. Kunata Ardita. Axhallarët, dajtë, hallat, tezet. Nipat Albani, Valmiri, Adhurimi, Erini, Vleroni dhe Adriatiku dhe mbesat Valmirja, Valjeta, Elda dhe Liberta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat