Sali Asllanaj ngushëllon Familjen Ndrecaj

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Sali Asllanaj ngushëllon Familjen Ndrecaj

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 11:04

E nderuara Familje Ndrecaj,
Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Therandë, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen nga Jeta të Demë Ndrecaj, kryetari i degës së LDK-së në Shirokë.
Kumti i hidhur për aksidentin tragjik, në të cilin pësoi bashkëveprimtari Demë Ndrecaj, është përjetuar me pikëllim të thellë kudo në Komunën tonë dhe më gjerë. Në këto çaste zie e pikëllimi, shpirtërisht dhe në lutje jemi me familjen e z. Demë Ndrecaj, me kolegët dhe bashkëveprimtarët e tij.
Puna dhe angazhimi i Demë Ndrecajt, si kryetar i nëndegës së LDK-së dhe aktivist i devotshëm, do të kujtohen gjithmonë me nderim të veçantë nga ne.
Ikja e tij e hershme është një humbje e madhe për të gjithë ne. Në këto çaste zie dhe pikëllimi, shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju familja Ndrecaj.
Zoti e bekoftë Demë Ndrecajn dhe Familjen e tij!
Me dhimbje,
Sali Asllanaj
Kryetar i Degës së LDK-ë në Therandë

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat