Prena [Rrasi] Prenkaj

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Prena [Rrasi] Prenkaj

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 10:44

6 muaj plot dhimbje e pikëllim për ty nënë e dashur. Një ndër plagët e rënda që ndjen njeriu është edhe plaga e kurbetit. Edhe ma e rënd qenka dhembja kur kthehesh në vendlindje e nuk të pret më e dashura nënë, shtylla dhe engjëlli mbrojtës për [do shtëpi dhe fëmijë. Të pa përshkruara janë ditët dhe netët që i kaluam pa ty në këtë pushim. Lotët nuk kishin të ndalur e dhembjet [do ditë e ma shumë shtoheshin, përpiqeshim që të sjellim në mendjet tona mendimin që Zoti si të lind do të merr, por assesi nuk gjejmë ngushëllim ne as bashkëshorti yt Kola, i cili çdo dit e më shumë ndjen dhembje për humbjen dhe mungesën tënde. Të pa përshkruara janë momentet kur nipat Florentini dhe Fabioni të kërkonin në [do cep të oborrit dhe shtëpisë, por edhe ma të rënda janë dhimbjet kur i gjejmë pran varrit tënd me lot në sy. Nënë e dashur për të gjithë ne, familjen tënde ishte pushimi me i pakëndshëm që kishim përjetuar në jetë. Me lot në sy të përkujtojnë bashkëshorti Kola, djemtë, Shkelzeni Leonardi, nuset Berlinda Bergita, dhe dy nipat e tu që aq shumë i deshte Florentin dhe Fabion Prenkaj. I lehtë të qoftë dheu i varrit tënd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat