ENVER ( GJ ) TOTA

Perkujtime

E enjte, 18 prill 2024

ENVER ( GJ ) TOTA

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 10:48

Sot me 26 gushte behet një vite pa babain tonë të dashur

Dhembja dhe malli për ty po na mbyte. Ti ishe shtyllë për shtëpinë tonë. Dite ta mbash familjen të lumtur, të bashkuar sepse ti jetove për ne. E mallkojmë me zemër e me shpirt sëmundjen që të ndau nga ne. More me vete zemrat tona, se pa ty as ne nuk jetojmë. U bë një vite e na ende të presim që të hysh brenda në shtëpinë tonë.

Babë ti ende jeton e kurrë s'do të vdesësh. U largove pa asnjë fjalë me lot po e shkruajmë këtë kujtim për ty o i shtrenjti Babë. Mungesa jote po e shton edhe mallëngjimin për ty. Çdo ditë e më shumë në atë ditë të shëmtuar ike dhe u ndave nga ne. Shikimi yt i fundit na mbeti në shpirt.

Të përkujtojnë bashkëshortja Gjemilja me djemtë Visari, Pajtimi, vajzat Mirlinda, Visarja, Zymrytja, Lenora, reja Fidanja me nipin Albatriti që e deshe shumë, vëllezërit Skenderi, Shyqeriu, Xhevxheti dhe motra Ganimetja, nipat e mbesat Edisoni, Eltoni, Shyqeriu, Altini, Julida dhe Alketa.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat