ABEDIN ( REXHEP ) THAÇI (Absolvent i Fakultetit të Mjekësisë ne Prishtinë)

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

ABEDIN ( REXHEP ) THAÇI (Absolvent i Fakultetit të Mjekësisë ne Prishtinë)

Më: 14 gusht 2014 Në ora: 16:13

Më datën 11 Gusht,u mbushen 20 vjet zie qëkur u nda prej nesh biri, vëllai, xhaxhai, daja, kunati dhe miku ynë i dashur

Fort i dashur DIN, çdo herë kur flasim për TY, rrezet e diellit na ndriçojnë shpirtrat tanë. Vendi Yt i merituar është në qendër të parajsës, po, edhe njëkohësisht në piken më të thellë të zemrave tona. I dashur DIN, vepra, shëmbëlltyra dhe virtytet tua të larta na fisnikërojnë. Rrugën që na e trasove me plotë ideale të atdhedashurisë, kujtimet dhe dashurinë që na e fale na bëjnë të fortë dhe krenarë që të patëm, të kemi dhe do të kemi deri në amshim. Pusho në qetësi më i dashuri ynë!!!

Me mall të pashuar, me dashuri dhe plotë krenari të përkujtojnë: nëna Hilmia, motrat Kimetja, Hanifja, Nadirja dhe Xhemilja. Vëllezërit: Ibrahimi dhe Gëzimi, kunatat Dudia dhe Gjina, dhëndurët, Bashkimi, Reshati, Salihu dhe Qaniu, nipërit dhe mbesat si dhe farefisi i gjerë nga Prizreni dhe Waldshut-Tiengeni i Gjermanisë

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat