Sali Binak Jaha

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Sali Binak Jaha

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 12:14

Sot me 27.07.2014 u bënë dy vite pa babain tonë të dashur Sali Binak Jaha

Vitet po kalojnë me shpejtësi, por dhembja dhe malli mbeten po aty, në zemrat dhe mendjet tona, të venitura nga vuajtja për ty i dashur baba, vëlla e bashkëshort.

Sikurse vëllai juaj Qerimi, ju me dinjitet vazhduat ta doni atdheun duke u bërë shembull të flijimit. Ju ia dolët të bëheni model i respektit vëllazëror, i atdhedashurisë, moralit dhe pastërtisë e fisnikërisë njerëzore. Ju ia dolët të jeni shëmbëlltyra e fytyrës dhe nderit shqiptarë, ashtu siç e kishte lartësuar vëllai Qerimi.

Më i dashuri ynë zemrat, mendjet dhe shpirtrat Tonë, përgjithmonë do të jenë me Ty, loti, malli e fjala për ju nuk na e shuan kurrë dashurinë që patëm dhe e kemi për ty.

Do të jemi gjithmonë kokëlartë që ju patëm. Shembullin tuaj virtuoz, të përmbushur me vëllazëri, miqësi dhe atdhedashuri do e ndjekim gjithmonë.

Qoftë e bekuar dashuria juaj për atdhe, dheun e Kosovës!

Ju kujtojnë me Mall, dhimbje dhe pikëllim gjithmonë: Familja Jaha, Nipi Shejh Xhemajlia, Motra e Salihit Mema me Familjet; bashkëshortja e Salihit Fana, djemtë Jaha, Ganija, Shyqerija, Zenuni dhe Hidaja me familjet e tyre, Vajzat Ruka, Shyhreti dhe Sheribani me Familjet e tyre si dhe vajza e Qerimit Zeraja me Familje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat