Sot me 14.07.2014 u bën 7 ditë pa Babanë dhe 9 vite pa vëllanë tonë të dashur

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Sot me 14.07.2014 u bën 7 ditë pa Babanë dhe 9 vite pa vëllanë tonë të dashur

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 12:47

Qenka shumë e rëndë të marrësh fletë e laps e të shkruajmë përkujtimin për ju. Po shkruajmë me mall, sepse sot dëshiruam të jemi bashkë, të flasim, të qeshim e të çmallemi me ju. Lotin në sy e kemi të njomë, zemra na është lënduar. Nuk do të kishim derdhur kaq shumë lotë sot, por jo kot i themi zemrës të qetësohet, ajo e di se kurrë më nuk do t’ju shohim e as nuk do t’ju flasim. Dielli na u errësua, buzëqeshja na u ndal, zemra na është thyer, porse na mban gjallë krenaria që në jetën tonë ju patëm. Përherë keni për të jetuar në zemrat tona. Malli dhe dhembja për ju do të na përcjellin gjithmonë. Bujaria dhe virtytet tuaja na bëjnë krenar që ju patëm.
Me dhimbje, mall dhe respekt ju përkujton Familja Nikqi nga Peja, Rugova dhe Gjermania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat