Ing.Besim Tefik Fazliu

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Ing.Besim Tefik Fazliu

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 10:42

15 vite pa më të dashurin tonë Ing.Besim Tefik Fazliu

Sa herë që fryn veriu sjell aromë Kosove, aromë lirie të fituar me gjakun e të gjithë atyre që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Brezat që po vijnë pas po e ruajnë amanetin tënd, ndërsa Ti po shndrit në shtatore, plot rreze lirie. Kosharja legjendare ende i ruan të freskëta kujtimet e 10 korrikut të vitit 1999, kur gjaku yt skuqi tokën e Kosovës dhe i dha ngjyrë lirie. Neve familjareve, shoqërisë dhe tërë Kosovës na mungon shumë, por ne sot po të shohim të gjallë, sepse Ti je vetë liria që sot po e gëzojmë. I përjetshëm do të mbetet kujtimi për Ty.

Dhembja për mungesën tënde nuk shprehet me fjalë e as me lot, ajo gjendet thellë në zemrat tona, është e madhe, por fisnikëria dhe bujaria që të patëm na bëjnë të ndihemi gjithmonë krenarë.

Të kujtojnë me krenari familja Fazliu nga Kosharja - Ferizaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat