Daut (Idriz) Dautaj

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Daut (Idriz) Dautaj

Më: 26 qershor 2014 Në ora: 10:23

Jetojmë me iluzione për Ty BABA…! Prapë muaji qershor që përsërit dhembjet, rrit mallin e që do të jetë muaji i heshtur gjithmonë për Ne. Na more prindin tanë, na e more zemrën tonë, na e more lumturinë, dhe na u nda në gjysmë ëndrra e jetës, e në brigjet e rrugëtimit na le vetëm lot…! Realiteti më duket një ëndërr e keqe, por Ti kur më vjen në ëndrrat e mia më duket si realitet dhe vetëm në ato çaste ndiej kënaqësi. Vdekja është fundi i jetës, por e pafund është dashuria dhe krenaria jonë për Ty- BABA, GJYSH dhe BASHKËSHORTI ynë i dashur.

Përgjithmonë në zemrat tona: bashkëshortja Zejnepi, vajzat Besimja e Luljeta, djemtë Mala e Muhameti, nuset Ajetja e Shqipja dhe nipat e mbesat Dauti, Qendrimi, Armendi, Ndriqimi, Arjani, Albini dhe Beni, si dhe Diellza e Albina nga Strellci i Ulët i Deçanit, Gjermania dhe nga Amerika.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat