Bardhyl Ajeti

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Bardhyl Ajeti

Më: 25 qershor 2014 Në ora: 11:13

Nëntë vjet pa kolegun të dashur

U bën nëntë vjet duke besuar në rikthimin tënd, sikur se atë ditë kur të përcollëm për shërim në Itali, dhe që nga atje të na ktheheshe gjallë e shëndosh. Të na bashkoheshe në projektet tona në botën e lirë të mendimeve dhe të ideve, ti bëheshim një krah më i fortë lirisë tonë të munguar, kaq gjatë!
Ne nuk mund ta besonim se jeta jote do të shuhej aq shpejt, aq vrullshëm si jetove dhe me aq vrull dhe pasion shkrove!
Dhembja dhe vuajtja janë edhe më të frikshme dhe më të mëdha, se ankthi i atyre viteve, vazhdon të na trondisë edhe më!
Ti shkove në amshim në lulen e rinisë, për të mbetur altar përjetësie!

Të përkujtojnë me respekt të pashuar kolegët dhe i gjithë stafi i gazetës “Bota sot”!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat