Halise (Kusari) Krasniqi - Veterane e Arsimit

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Halise (Kusari) Krasniqi - Veterane e Arsimit

Më: 22 qershor 2014 Në ora: 13:32

Sot me 21.06.2014 u mbushën plot dy muaj pa bashkëshorten, nënën, vjehrrën dhe gjyshen tonë të dashur

Vdekja e papritur na dogji shpirtin, na veniti buzëqeshjen, na i shkrumboj zemrat, nëna jonë e dashur!
Jetës sonë i ka humbur kuptimi dhe motivi, por ne jetojmë, jetojmë sepse i kemi të freskëta, fjalët e tua të ëmbla dhe dashurinë e madhe që na dhurove! Ike nga kjo botë, e qetë si një engjëll, ashtu siç ishe edhe vetë, një grua e qetë, tolerante, e dashur, zemërbujare dhe fisnike, kështu flasin të gjithë ata që të njohën, mburremi me ty, sepse ishe një nënë e mrekullueshme me virtyte të larta njerëzore, virtyte që ne do i kultivojmë ashtu siç na rrite dhe edukove tërë jetën.

Lotët nuk kanë të ndalur, që ditën kur u ndave nga ne, e shtrenjta jonë!Thonë se koha i shëron plagët, o e bukura jonë, por ne çdo ditë e më shumë ndihemi shumë të zbrazët pa ty! Tejet e vështirë të bindemi, se ti nuk je më në mesin tonë! Sa herë bie telefoni mendja na shkon tek ti, Mami, s’të erdhi keq prej nipave dhe mbesave, të cilët kur bie zilja e presin gjyshen, por kaloi një kohë dhe gjyshja nuk kthehet më!
Ishe dhe mbetesh krenaria jonë!

Me dhembje dhe me mall të pashuar e kujtojnë: bashkëshorti Iljazi, vajzat Linda dhe Elma, djemtë Edmondi dhe Blendi, dhëndurët Ruzhdiu dhe Genci, nuset Aida dhe Renata, nipërit Rroni dhe Rini, mbesat Olta, Dea, Sara dhe Klea e vogël .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat