Zoje (Muslijaj) Hadergjonaj

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Zoje (Muslijaj) Hadergjonaj

Më: 14 prill 2014 Në ora: 11:38

Sot me 14.04.2014 u bënë 2 vjet pa nënën tonë të dashur
E vështirë qenka të marrësh lapsin në dorë dhe të shkruash për personin që të mungon në familje. Ai person është gjyshja. Gjyshja për mua ka qenë fryma e familjes dhe gjithmonë do të mbetet. Gjyshja ka qenë personi më i dashur, por ajo tani nuk gjendet më në mesin tonë, por është në zemrat tona. Me gjyshen time çdo herë kaloja çaste të bukura dhe të paharrueshme saqë edhe sot i kujtoj me mall. Kur ka vdekur gjyshja më është këputur një copë e zemrës, por vdekja është e pranishme për të gjithë. Për mua vdekja e gjyshes ka errësuar çdo gjë, por kur i kujtoj çastet e bukura me të, fytyrën e saj aq të bukur dhe të pastër çdo gjë në jetën time ndriçon. Ditët kalojnë, muajt ecin, vitet shkojnë dhe ne nuk ndalojmë së mërzituri asnjëherë. Ne të kujtojmë me aq mall dhe pikëllim, gjithnjë. Unë asnjëherë nuk e kam menduar vdekjen e gjyshes, por gjyshes i erdhi vdekja, dhe i trokiti në derë. Më kujtohen netët kur më rrëfente gjyshja përralla dhe gjumi më zinte aq lehtë, dhe isha më e lumtura në botë. Nuk mund ta paramendoj jetën pa gjyshen time saqë dashuria ndaj saj nuk mund të përshkruhet me fjalë. Dashuria ndaj saj nuk do të shuhet asnjëherë. Historia e gjyshes la shumë mbresa në familjen tonë. Emri i gjyshes kur përmendet në familjen tonë tingëllon aq ëmbël saqë e kujtoj duke u përgjigjur me buzëqeshje në fytyrë. Unë e ndjej veten sikur jam në vetmi, kur s’të kam pranë gjyshe e dashur. Kurrë nuk mund ti harroj ditët që kalova me ty gjyshe e dashur, ato ishin ditët më të mrekullueshme të jetës time. Uroj të prehesh në qetësi gjyshe e dashur.
Të kujtojnë me mall mbesa jote Hate Hadergjonaj, që të donë shumë dhe nuk të harron kurrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat