Sot më 24.01.2019 bëhen tri vite që u ndave nga ne.
Të shkruaj përkujtim për Ty Baba nuk është aspak e lehtë sepse fjalët që shkruajmë nuk shprehin dhembjen që ndjejmë për Ty.
Vitet kalojnë por malli për ty sa vjen dhe shtohet, nga dita në ditë e kuptojmë së koha nuk i shëron plagët, por të jetojmë më to.
Nuk janë vetëm ditët, muajt, vitet që do të ndjejmë mungesën Tënde, është një jetë e tërë që më mall në shpirt do t’kemi.
Fjalët, mirësinë, dashurinë dhe bujarinë tënde do i ruajmë si gjënë më të shtrenjtë deri në përjetësi .
Ishim më fat të kemi baba, e të pikëlluar për ty përgjithmonë.
Të përkujton më mall:
Vajza - Valbona