Qeveria ndanë 50 mijë euro për deponinë e mbeturinave në Pejë

Peja

Qeveria ndanë 50 mijë euro për deponinë e mbeturinave në Pejë

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 16:22
Fatmir Matoshi dhe Gazmend Muhaxheri

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e projektit “Ndërtimi i deponisë komunale në regjionin e Pejës“, i cili kap vlerën prej 50 mijë euro për vitin fiskal 2018 dhe që financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të këtij memorandumi, u.d ministri Matoshi tha se ndërtimi i deponisë është një nga projektet që po realizojmë në Komunën e Pejës, për përmirësimin e gjendjes se mjedisit në këtë komunë.

“Ndërtimi i kësaj deponie do të fillojë këtë vit dhe do të vazhdojë dhe vitin që vjen me përkrahjen e donatorëve ndërkombëtar” , tha Matoshi.

U.d ministri Matoshi tregoi se ndërtimi i kësaj deponie në Komunën e Pejës po bëhet në kohën e fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, që fillon më 15 shtator 2018, për të cilin aksion ai mori përkrahjen edhe të kryetarit Muhaxheri.

“Ndërtimi i kësaj deponie po bëhet në kohën e fushatës për pastrimin e Kosovës e cila do të mundësojë që të gjitha mbetjet e ngurta që do të grumbullohen në këtë komunë të trajtohen në këtë deponi”, tha Matoshi.

Matoshi deklaroi po ashtu se në Pejë do të fillojmë dhe me ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, të cilin MMPH e financon me 4 milion euro kurse komuna me rreth 3 milion euro plus shpronësimet.

Ndërsa kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, falënderoi MMPH-në për financimin e projektit për ndërtimin e deponisë në komunën që ai drejton, duke thënë se ky është një fillim i mbarë për bashkëpunimin që do të kemi edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat