Binjakëzohen Komuna e Gucisë dhe ajo e Pejës

Peja

Binjakëzohen Komuna e Gucisë dhe ajo e Pejës

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 23:22
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Guci, nga kryetarja e Komunës së Gucisë, Anela Çekiq dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Sot dy komunat shqiptare, Gucia dhe Peja kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Guci, nga kryetarja e Komunës së Gucisë, Anela Çekiq dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ndër prioritet e dy komunave u theksua se është hapja e rrugës kufitare Morinë – Çakorr – Pejë, gjë që do të lehtësonte lëvizjen e qytetarëve, pasi çdoherë e më shumë po shtohet interesimi i qytetarëve për t’i vizituar Bjeshkët e Nemuna.

Po ashtu në ceremoninë e nënshkrimit u theksua lidhja e përhershme që të dy komunat kanë pasur mes vete, si në aspektin kulturor, familjar dhe ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat