Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës nëpërmjet një komunikate kundërshton iniciativën e institucioneve për ta rrënuar shkollën për të verbrit në Pejë.
SBASHK-u kujton institucionet lokale të Pejës dhe ato qendrore se ndërtesa që është kthyer tani e sa vite në fole të ngrohtë për fëmijët me nevoja të veçanta, ka një historik dhe pamje të rrallë dhe është ndërtuar tani e 100 vite më parë dhe se është nga objektet që simbolizon Pejën nëpër dekada e vite.
“Institucionet lokale e qendrore le të ngritin një ndërtesë gjykate në cilin do vend tjetër, por jo këtu e duke rrënuar këtë institucion arsimor, i cili falë përkushtuar të mësimdhënësve dhe stafit është kthyer në një ambient miqësor e të punës dhe me arritjet e mëdha në misionin e shenjtë, ka krijuar dhe gëzon respekt, jo vetëm në Kosovë, por edhe mes institucioneve simotra në Ballkan, Evropë e kudo në botë”, thuhet në komunikatë./KosovaPress/