Qytetarët e Pejës njoftohen nga deputetët për liberalizimin e vizave

Peja

Qytetarët e Pejës njoftohen nga deputetët për liberalizimin e vizave

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 21:04
Qytetarët e Pejës njoftohen nga deputetët për liberalizimin e vizave

Deputetët e Kuvendit të Kosovës Besa Gaxherri, Hajdar Beqa, Fatmire Kollçaku, Dukagjin Gorani, Muharrem Nitaj dhe Hykmete Bajrami, në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, kanë takuar sot në Pejë, qytetarë të kësaj ane, me të cilët bashkëbiseduan lidhur me nevojat, shqetësimet dhe kërkesat që ata kanë.

Siç njofton Kuvendi i Kosovës, takimi është mbajtur në Teatrin profesional “Istref Begolli”, të këtij qyteti, ndërkaq, qytetarë pejanë, nga përfaqësuesit e tyre parlamentar kërkuan sqarime dhe ngritën çështje për të cilat, ata janë të preokupuar në jetën e përditshme.

Me këtë rast, ndër çështjet për të cilat u shfaq interesim më i madh nga qytetarët ishte ajo e procesit të bisedimeve me Serbinë, rruga Deçan- Plavë, gjendja në shëndetësi dhe arsimin në të gjitha nivelet, turizmi, gjendja e ambientit, si dhe çështje të tjera nga fushë veprimtaria e deputetëve, të cilët edhe iu përgjigjën interesimit të tyre.

Deputetët i njoftuan qytetarët e Pejës edhe për ecurinë dhe procesin e miratimit të disa projektligjeve, për të cilat gjatë debatit të pranishmit shfaqën interesim.

Në fund të këtij takimi, u vlerësua se bashkëbisedimi ndërmjet qytetarëve dhe të zgjedhurve të tyre është i dobishëm, andaj, u tha me këtë rast se, praktikat si kjo e sotmja duhet ndjekur edhe në të ardhmen. 

Takimi është mbajtur me iniciativë të Forumit për Transparencë Parlamentare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat