Një familje nga Peja strehon 60 qenë në shtëpi

Peja

Një familje nga Peja strehon 60 qenë në shtëpi

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 19:50
Pejë

Mungesa e hapësirave adekuate për strehimin e qenve endacak, ka bërë që një familje nga Peja të strehojë rreth 60 qenë.

Por, në lagjen “Dardania”, thonë se ndihen të rrezikuar nga ta dhe mundësia që të trashëgohet ndonjë sëmundje.

Zenel Bala thotë për RTV Dukagjini, se nga prania e madhe e qenve në këtë lagje askush nuk po mund të flejë.

“Janë grumbulluar në mes të lagjes 50-60 qenë, dhe e kanë bërë strehimore. Po u bien ushqim nga Prishtina. Në shkollë fëmijët shkojnë me frikë, në dyqan as nuk munden të dalin. Njerëzit e panjohur tmerrohen nga ajo që shikojnë këtu, duhet me i përcjellë dikush nga banorët vendas”, thotë Zenel Bala.

Sudan Krasniqi, një banorë i kësaj lagje thotë se prania e qenve në numër kaq të madhe po u shkakton shqetësime dhe prej tyre paraqiten rreziqe të ndryshme.

“Në oborr nuk mundemi me dalë. Ne kemi fëmijë të vegjël, këta sjellin vetëm sëmundje. Dritaret duhet t’i mbyllim, natën askush nuk mundë të flejë”, shprehet i revoltuar ky banor.

Nga Komuna e Pejës thonë se janë të informuar për shqetësimin që kanë banorët nga kjo lagje, sipas tyre shumë shpejt do të zgjidhet ky problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat