Plagoset një femër në Istog, sulmuesi në kërkim të policisë

Peja

Plagoset një femër në Istog, sulmuesi në kërkim të policisë

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Një femër 18-vjeçare është plagosur sot në fshatin Orroberdë të Istogut në rrethana ende të pasqaruara.

Policia e Kosovës njofton se viktima M.M. është e lindur më vitin 02.10.2000 nga fshati Jablanicë i Pejës, ndërkohë që personi i dyshuar që kreu sulmin është i njohur për policinë dhe është në kërkim.

Viktima gjendet në spitalin rajonal Pejë, ku sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit dhe në koordinim të plotë, policia është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat