Aktakuzë ndaj zyrtarit të kabinetit të Gazmend Muhaxherit

Peja

Aktakuzë ndaj zyrtarit të kabinetit të Gazmend Muhaxherit

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 10:54
Ndertesa e Komunes se Pejes

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit të kabinetit të Kryetarit të Komunës së Pejës, Budak Shalës, për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas njoftimit të dërguar nga Prokuroria, është ngritur aktakuzë edhe ndaj një personi tjetër me inicialet E. D për veprën penale mashtrim i mbetur në tentativë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Budak Shala më 28.04.2016 në Pejë, si zyrtar i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Pejës, ka përpiluar vendimin kinse të lëshuar nga Bordi i Drejtorëve të kësaj komune dhe atë ia dërgon kryetarit Gazmend Muhaxherit, të cilin sic shkruhet në aktakuzë, vë në lajthim dhe ky i fundit e nënshkruan së bashku me vendime tjera, ndërsa i pandehuri Budak Shala, me të vërejtur se në të njëjtin vendim ka harruar ta përfshijë si palë kompaninë e të pandehurit E.D., përpilon edhe vendimin e dytë në të cilin e përfshinë si palë këtë kompani dhe më 03.05.2016 ia dërgon personalisht të pandehurit E.D. dhe ia njeh të drejtën e kompensimit si operator ekonomik në vlerë prej 440.000€, i cili me të pranuar këtë vendim, përmes postës ia dërgon zyrtarit të financave, të dëmtuarit J.A. dhe kërkon kompensimin e vlerës së lartcekur.

“Të pandehurit me këto veprime përkatësisht i pandehuri B.Sh. si person zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe tejkaluar kompetencat, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe i pandehuri E.D. me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm t ë dobisë pasurore, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara sikur më lart”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. Sipas njoftimit, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtoj dhe t’i dënoj sipas ligjit për veprën penale të cilat iu vihen në barë./Kallxo/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat