Deçani shënon "Ditën e mjedisit"

Peja

Deçani shënon "Ditën e mjedisit"

Nga: Adem Lushaj Më: 5 qershor 2018 Në ora: 18:17
Foto nga veni i ngjarjes

Me aktivitete të ndryshme, Dita e mjedisit, është shënuar edhe në komunën e Deçanit. Zyrtar komunal të prirë nga kryetari Bashkim Ramosaj, të cilëve iu kishin bashkuar edhe qytetar, përfaqësues të kompanive publike dhe të organizatave joqeveritare, kanë bërë pastrimin e qendrës dhe largimin e disa deponive të mëdha ilegale. Ndaras kësaj, CNVP dhe Shoqata e Pronarëve të Pyjeve Private, në mbështetje të Ambasadës së Suedisë, këtë ditë e kanë shënuar së bashku me nxënës dhe mësimdhënës të Shkollës së Mesme Teknike "Tafil Kasumaj", me ç'rast janë ndarë shpërblime për nxënësit fitues, që kishin garuar me ese dedikuar mjedisit, apo me moto "Edhe natyra është shtëpia ime".

Për kryetarin e Deçanit, bashkim Ramosaj, kujdesi ndaj mjedisit, do thotë kujdes ndaj shëndetit, ndaj jetës në përgjithësi. Edhe pse Deçani ka natyrë të bukur, nuk mund të shfrytëzohet për zhvillim të turizmit, po që se nuk do kemi kujdes në ruajtjen e saj. ndaj, përkushtimi ynë është në ruajtjen e bukurive me të cilën krenohemi, e njëjtën kohë do shfrytëzojmë për zhvillimin e turizmit, si njëri nga sektorët me zhvillimin më të shpejt ekonomik. Për kujdes më të madh ndaj mjedisit është treguar edhe Zenel Kasumaj, drejtor i Shkollës teknik, nxënësit e të cilit në mënyrë simbolike kishin dalë të pastrojnë hapësirat përreth shkollës, edhe pse ato veç ishin të pastruara, sipas Kasumaj, kujdesi i nxënësve dhe mësimdhënësve për natyrën është i përditshëm, ndaj edhe do vazhdon një përkujdesje e tillë edhe në të ardhmen. E sipas përfaqësuesit të CNVP-së, Miftar Lokaj, projektet që kanë të bëjnë me ruajtjen e mjedisit dhe shfrytëzimin racional, do jenë çdoherë me prioritet të veçantë në agjendën e aktiviteteve tona. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat