Policia në Pejë demanton sulmin ndaj priftit të Kishës Ortodokse

Peja

Policia në Pejë demanton sulmin ndaj priftit të Kishës Ortodokse

Më: 31 maj 2018 Në ora: 20:53
Kisha Ortodokse

Policia e Kosovës ka demantua lajmin për sulm ndja privtit S.M të Kishës Ortodokse në Istog, nga radhët e komuniteti serbë.

Policia në Pejë përmes një njoftimi për media ka treguar se S.M ka raportuar se disa persona e kanë sulmuar gjatë udhëtimit në rr.“Motrat Qiriazi”,  Zallq- Osojan.

Menjëherë këtij  rasti u janë përgjigjur njësitet relevante të Policisë së Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të mësuar të gjitha rrethanat lidhur me rastin.

“I dyshuari B.K.1984 është shoqëruar dhe është intervistuar ne stacionin policor Istog, hetuesit kanë intervistuar edhe dëshmitarët e rastit në fjalë. Derisa i dyshuari ishte pranë shtëpisë së tij në rrugë duke ngarkuar mjetet e punës së bashku me punëtorët e tij (dëshmitarët), për të shkuar në punë (ndërtimtari), viktima kishte ardhur dhe nga pamundësia që të kaloi kanë filluar të fjalosen me të dyshuarin, me ç’rast i dyshuari dhe dëshmitarët deklarojnë se nuk e kanë goditur në automjet ankuesin por i kanë thënë atij që të vazhdoj rrugën dhe të mos i pengoj në punën e tyre”, thuhet në njoftimin për media. 

Më tej thuhet se në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Po ashtu është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit dhe tek i njëjti nuk është gjetur diçka e dyshimtë.  Më urdhër të prokurorit të Shtetit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Pas publikimit të shkrimeve të pavërteta nëpër disa media-portale serbe lidhur me rastin e lartë cekur, Policia e Kosovës për hire të korrektësisë dhe transparencës së vazhdueshme që ka treguar me media dhe opinionin, demanton shkrimet e tilla tendencioze të këtyre mediumeve duke sqaruar më lartë lidhur me rastin e paraqitur në policinë e Kosovës”, përfundon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat