Tahiri kërkon ndarje të barabartë të trashëgimisë

Peja

Tahiri kërkon ndarje të barabartë të trashëgimisë

Nga: A.M. Më: 30 maj 2018 Në ora: 18:03
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri ka  marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga Programi i Kodit Civil i financuar nga Bashkimi Evropian në Pejës.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se “duke u nisur nga impakti që Kodi Civil ka mbi marrëdhëniet ekonomike, në fokus të marrëdhënieve familjare në raport me këtë impakt, padyshim duhet të vihet në qendër të vëmendjes ndarja e trashëgimisë në raport me gruan dhe rrjedhimisht, në qëllim të ngritjes ekonomike të vendoset gruaja në radhë të parë”

Postimi i plotë:                                                                                                              

Kur flitet për të drejtën familjare dhe trashëgimore, gjëja e parë që na bie ndër mend është pozita e gruas në raport me këto të drejta. Gjithashtu, edhe rritja ekonomike përmes fuqizimit të gruas në shoqëri. Këtë mesazh e ndava edhe në punëtorinë e sotme në Pejë, organizuar nga Programi i Kodit Civil i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili po mbështet Ministrinë e Drejtësisë për të finalizuar një Kod Civil modern për Kosovën, me temën “Ligji i Familjes dhe Ligji i Trashëgimisë përmes Kodit Civil modern”. Duke u nisur nga impakti që Kodi Civil ka mbi marrëdhëniet ekonomike, në fokus të marrëdhënieve familjare në raport me këtë impakt, padyshim duhet të vihet në qendër të vëmendjes ndarja e trashëgimisë në raport me gruan dhe rrjedhimisht, në qëllim të ngritjes ekonomike të vendoset gruaja në radhë të parë. Le të jetë Kodi Civil i Republikës së Kosovës kod i cili reflekton qëndrimet bashkëkohore të shoqërisë kosovare, shoqërisë që mbështet, promovon dhe fuqizon gruan, sidomos në rolin e saj në familje por edhe në dobi të zhvillimit të ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat