Policia: Mjeti i dyshimtë te Spitali nuk ishte eksplodues - Bota Sot
Policia: Mjeti i dyshimtë te Spitali nuk ishte eksplodues

Peja

E diel, 27 maj 2018

Policia: Mjeti i dyshimtë te Spitali nuk ishte eksplodues

Më: 16 maj 2018 Në ora: 17:09
Oborri i Spitalit të Pejës

(E plotësuar) - Policia e Pejës jep sqarime në lidhje me gjetjen e një mjeti të dyshimtë sot në hyrje të një aneksi të spitalit rajonal.

“Me të marrë informatën policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes  dhe ka bërë sigurimin e perimetrit të vendit të ngjarjes. Nga Policia e Kosovës është bërë evakuimi i personelit mjekësor dhe të gjithë personave të cilët ishin në trajtim mjekësor”, thuhet nga Policia.

Sipas Policisë pasi që mjeti është konsideruar  i dyshimtë është informuar njësiti i KFOR-it për deminim i cili ne ora 16:11 minuta, ka bërë shkatërrimin e kontrolluar të mjetit i cili ishte i dyshimtë i pa identifikuar, por pas shkatërrimit është konstatuar se nuk kishte të bëjë me mjet eksplodues.

“Shkatërrimi është bërë në masa të larta sigurie dhe është shkatërruar pa ndonjë incident”, bën të ditur Policia.

Largohet mjeti i dyshimtë nga oborri i Spitalit të Pejës

Në oborrin e Spitalit të Pejës sot ishte vërejtur një mjet i dyshimtë në një qese. Pas kësaj Policia kishte urdhëruar evakuimin e pacientëve që ishin shtrirë në këtë spital.

Pas katër orësh gjendja është normalizuar pasi që ekipet e profesionalizuara kanë kryer një shpërthim të kontrolluar dhe larguan mjetin e dyshimtë.

“Pas kësaj situate në Spitalin e Pejës shpejt janë marrë masa që pacientët të kthehen në dhomat nga ku u evakuuan, ndërsa qasja në Spital dhe shërbimet e kujdestarive po realizohen normalisht”, thuhet në një njoftim.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test