KOK-u nesër takon komunitetin e sportit në Komunën e Gjakovës dhe Deçanit - Bota Sot
KOK-u nesër takon komunitetin e sportit në Komunën e Gjakovës dhe Deçanit

Peja

E hënë, 24 shtator 2018

KOK-u nesër takon komunitetin e sportit në Komunën e Gjakovës dhe Deçanit

Më: 16 maj 2018 Në ora: 13:37
Qëllimi i takimit është sqarimi në detaje i rregullores, që përcakton formën, procedurat dhe vërtetimin e sponsorizimit në sport.

Në kuadër të takimeve me komunitetin e sportit dhe biznesit, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm Shasivar Haxhijaj, nesër (e enjte) vizitojnë komunat e Gjakovës dhe Deçanit.

Presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Haxhijaj, do të takohen me komunitetin e sportit dhe biznesit në të dyja këto komuna. Qëllimi i takimit është sqarimi në detaje i rregullores, që përcakton formën, procedurat dhe vërtetimin e sponsorizimit në sport. 

Takimet mbahen në sallat e Asambleve komunale dhe fillojnë nga ora 10:30 në Gjakovë dhe 13:30 në Deçan.Paraprakisht, drejtuesit e KOK-ut do të takojnë edhe kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kurse nga ora 13:00 takohen me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, me të cilët do të bisedojnë për vazhdimin e bashkëpunimin, organizimin e Ditës Olimpike 2018, si dhe aktivitete tjera të përbashkëta

.Deri më tani, KOK-u ka vizituar edhe komunat e Pejës, Istogut, Klinës, Mitrovicës, Vushtrrisë, Gjilanit, Kamenicës, Ferizajt, Lipjanit dhe Vitis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test