Mjet i dyshimtë në oborr të spitalit, evakuohen pacientët, Policia jep detajet

Peja

Mjet i dyshimtë në oborr të spitalit, evakuohen pacientët, Policia jep detajet

Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:35
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Spitali i Pejës është mbyllur për një kohë të pacaktuar, pasi po dyshohet që në oborr të tij është një mjet shpërthyes.

Këtë e ka konfirmua, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Sot rreth orës 11:00, sigurimi i spitalit ka raportuar në polici për një pako të dyshimtë jashtë ndërtesës së spitalit, më saktë në park”, ka thënë Ibraj.

Ai ka theksuar se në vendin ku ndodhet pakoja kanë dal ekipet përkatëse dhe po punojnë për të parë çka ka në pako.

Mjet i dyshimtë në oborr të spitalit, evakuohen pacientët

Policia e Kosovës ka urdhëruar evakuimin e pacientëve në Spitalin e Pejës, për shkak se dyshohet se në oborr është gjetur një mjet i dyshimtë.

 “Një objekt i dyshimtë në një qese është parë para pak kohe në oborrin e Spitalit, dhe Policia e Kosovës ka urdhëruar evakuimin e pacientëve të Repartit Kirurgjik dhe Pediatrik derisa ekipet profesionale të Policisë të saktësojnë se për çfarë mjeti bëhet fjalë”, njoftohet nga Spitali i Pejës.

 Sipas këtij njoftimi vizitat tek pacientët sot janë ndërprerë për shkak të situatës së krijuar.

 “Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se askush nuk ka nevojë të shqetësohet për pacientët ngase ata po trajtohen dhe janë marrë masa që kujdesi ndaj tyre të bëhet edhe pas evakuimit”, thuhet në njoftim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat