Nuk paraqitet në Gjykatë i akuzuari për rrahje të vëllait të mitur

Peja

Nuk paraqitet në Gjykatë i akuzuari për rrahje të vëllait të mitur

Më: 8 maj 2018 Në ora: 17:52
Gjykata Themelore e Gjakovës

Seanca fillestare e paraparë të mbahej sot, kur edhe do të lexohej aktakuza, e cila të pandehurin Bekim Bytyqi e ngarkon me veprën e lëndimit të lehtë trupor, nuk u mbajt sepse nuk ishte prezent as i dëmtuari, as i akuzuari.

Gjykata Themelore e Gjakovës paraprakisht kishte lëshuar urdhër për sjellje me forcë të të pandehurit, mirëpo kjo nuk ishte përmbushur për shkak të mosverifikimit të vendbanimit të tij.

Në këto kushte, prokurori Armend Zenelaj propozoi që të shtyhet seanca e shqyrtimit fillestar në një afat të pacaktuar, meqenëse prezenca e të akuzuarit nuk ka mundur të sigurohet nga dy stacionet policore, ai në Gjakovë dhe ai në Pejë.

“Andaj i propozoj Gjykatës që ndaj të njëjtit të lëshohet urdhër-arrest”, tha prokurori Zenelaj.

Propozimin e prokurorit nuk e kundërshtoi as gjyqtari Mentor Bajraktari.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, e ngritur më 5 prill 2017, i akuzuari Bekim Bytyqi më 3 dhjetor të vitit të kaluar rreth orës 19:30 në fshatin Rogovë, ka tentuar t’i shkaktojë lëndime të dëmtuarit N.B, shkruan Kallxo.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i njëjti përdor forcën ndaj vëllait të tij të mitur, këtu të dëmtuarit N.B., që si pasojë e fjalosjes mes tyre për një moment e sulmon të dëmtuarin me shuplakë në fytyrë dhe pasi që shkon në shtëpi prapë filon ta godas me grushta dhe me një dru në krahun e majtë.

Këto mosmarrëveshje kanë vazhduar derisa i kishin ndarë famijarët dhe i dëmtuari nga goditjet e marra ishte hospitalizuar.

Me këto veprime, sipas aktakuzës, i pandehuri ka kryer veprën penale – lëndim i lehtë trupor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat