Të shtëna me armë zjarri para Gjykatës Themelore në Pejë, arrestohet një person - Bota Sot
Të shtëna me armë zjarri para Gjykatës Themelore në Pejë, arrestohet një person

Peja

E premte, 22 qershor 2018

Të shtëna me armë zjarri para Gjykatës Themelore në Pejë, arrestohet një person

Më: 22 mars 2018 Në ora: 15:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është arrestuar, pak pas mesditës të së enjtes në Pejë, pasi ka shtënë me armë zjarri para objektit të Gjykatës Themelore.

Mirëpo, nga këto të shtëna, nuk është lënduar askush.

Rastin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Xhevat Ibraj.

“Ka pas të shtëna me armë, falë intervenimit të shpejtë të Policisë, kemi ndërhy dhe personi që ka shtënë është arrestuar. Nuk mund të lëshohem më shumë në detaje për shkak të hetimeve”, ka thënë Ibraj.

Siç mëson “Betimi për Drejtësi”, ngjarja që ka ndodhur lidhet me një seancë gjyqësore që ka qenë duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore të Pejës, për një rast të dhunës në familje.

Pas asaj që ka ndodhur, kjo seancë e paraparë për sot, është shtyrë për të hënën më 26 mars 2018, nga ora 11:30.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test