ATK mban ligjëratë para studentëve të Universitetit të Pejës

Peja

ATK mban ligjëratë para studentëve të Universitetit të Pejës

Më: 15 mars 2018 Në ora: 14:34
Sakip Imeri

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ka mbajtur ligjërata para studentëve të Universitete të Pejës, me qëllim të prezantimit të Sistemi Tatimor në Kosovë.

Qëllimi kryesor i kësaj ligjërate ishte edukimi i studentëve, lidhur me funksionimin e Sistemit Tatimor në Kosovë.

Përmes një komunikate dërguar mediave, u bë e ditur se aty u trajtuan temat si: Çfarë janë tatimet? Si mblidhen tatimet? Çfarë janë taksat? Cilët janë Trupat Administrativ Tatimor? 

“Llojet e tatimeve, normat tatimore, përmbushja e detyrimeve tatimore, parimet bazë të ndërtimit të një sistemi tatimor, lehtësitë në pagesë të tatimeve, vetëdijesimi për të marrë kuponin fiskal, rimburësimi i mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal dhe Linja e bashkëpunimit pa pagesë. Po ashtu, gjatë prezantimit, studentet u njoftuan me programin e punës praktike në ATK”, thuhet në komunikatë.

Gjatë prezantimit, gjerësisht u sqarua se përmbushja e obligimeve tatimore nga qytetarët e Kosovës, në mënyrë direkte krijon parakushte më të mira për ngritjen e  mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në të gjitha fushat e jetës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat