Detaje të reja rreth therjes më thikë të mësuesit nga nxënësi në Pejë - Bota Sot
Detaje të reja rreth therjes më thikë të mësuesit nga nxënësi në Pejë

Peja

E diel, 24 qershor 2018

Detaje të reja rreth therjes më thikë të mësuesit nga nxënësi në Pejë

Më: 5 mars 2018 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Mësimdhënësi, Begatim Bytyqi, u ther me thikë nga një nxënës i tij.

Arsye për këtë incident që ndodhi në mesditë në afërsi të shkollës teknike “Shaban Spahija” në Pejë,  ishte vërejtja me shkrim e  profesorit për djalin që edhe më herët ishte dërguar në para-përjashtim.

Vetë profesori që u sulmua, me të marrë ndihmën mjekësore, u lëshua për në shtëpi, mirëpo nuk pranoi të flas për rastin.

Veçse zëvendësdrejtori pohon se ai nuk është mirë emocionalisht.

Nxënësi me inicialet E.H. vitin e kaluar kishte përsëritur klasën e 10’të dhe për një kohë ishte edhe në suspendim.

Sulmuesi i dyshuar gjendet në arrati dhe policia është vënë në kërkim të tij.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test