Dorëhiqet nga posti kryetari i AKR-së në Pejë Xhevdet Krasniqi

Peja

Dorëhiqet nga posti kryetari i AKR-së në Pejë Xhevdet Krasniqi

Më: 27 janar 2018 Në ora: 09:23
Xhevdet Krasniqi

Kryetari AKR-së në Pejë, Xhevdet Krasniqi, partisë së zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kreut të këtij subjekti në komunën e Pejës.

Nuk janë bërë të ditura shkaqet thelbësore të dorëheqjes.

Njoftimin për media të dorëheqjes së pakthyeshme e ka bërë vet kryetari I gjertanishëm Krasniqi pa i komentuar arsyet dhe shkaqet.

Krasniqi ka thënë se dorëheqja vie për shkaqe personale.

“Dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së AKR-së – Pejë. Për çështje  personale dhash dorëheqje të pa revokueshme nga posti i kryetarit të degës së AKR-së, ne Pejë.”- ka shkruar Xhevdet Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat