Erërat e forta në Pejë rrëzojnë objektin mbi veturë

Peja

Erërat e forta në Pejë rrëzojnë objektin mbi veturë

Më: 18 janar 2018 Në ora: 08:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sikurse në shumë qytete të Kosovës, mbrëmë edhe në Pejë ka pasur erëra të forta gjatë tërë natës.

Këto erëra nuk kanë lënë pa shkaktuar dëme materiale në veturat që kanë qenë në rrugë.

Një lexues ka dërguar në redaksinë e Indeksonlinë një foto të veturës afër Stacionit të Autobusëve, e cila ka pasur një fat tragjik.

Siç shihet në foto, pllakatet gjigante me hapësira reklamuese nga erërat kanë përfunduar mbi një veturë, duke e shtypur atë dhe duke ia thyer dritaret.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat