Qytetarët e Pejës dekorojnë bredhin në shesh për Vitin e Ri

Peja

Qytetarët e Pejës dekorojnë bredhin në shesh për Vitin e Ri

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 13:46
Pamje nga Peja

Pasi Komuna e Pejës nuk ka ndarë mjete për dekorim, qytetarët janë mobilizuar ta stolisin bredhin më të madh në këtë qytet.

Meqenëse qyteti i Pejës nuk është dekoruar për festat e fundvitit nga komuna, ai po dekorohet nga qytetarët.

Bredhi më i madh në qendrën e qytetit të Pejës po dekorohet me iniciativë dhe financim të qytetarëve për festat e fundvitit.

Vlora Nikçi, pronare e një biznesi në Rugovë të Pejës, tha se pasi kishte kuptuar se sivjet nuk do dekorohet qyteti i Pejës, ka marrë iniciativë vetëfinancuese për ta stolisur bredhin më të madh që gjendet në sheshin kryesor të qytetit.

“Unë para disa ditësh e kam parë në media që qyteti i Pejës nuk do dekorohet për fundvit, andaj ‘Fshati Turistik Mal’ që ndodhet në fshatin Reka e Aliagës në Rugovë që është biznes i familjes tonë ka marrë ketë iniciativë. Meqenëse biznesi jonë familjar ushtrohet në komunë të Pejës, politika e biznesit tonë nuk është vetëm të marrim nga kjo komunë, por edhe të japim diçka”,tha Nikçi për kallxo.

Nikçi që njëherësh është edhe aktore, tha se biznesi i tyre familjar ka angazhuar një kompani për stolisjen e bredhit për festat e fundvitit, e sipas saj, kjo po bëhet me se shumti për fëmijët e këtij qyteti.

“Menjëherë jemi mobilizuar për ta dekoruar bredhin me të madh në qendër të qytetit të Pejës dhe kemi angazhuar një kompani ta dekorojë ketë bredh, që njëkohësisht është ndër bredhat me të mëdhenj në Kosovë që po stoliset. Kjo po bëhet vetëm për qytetarët e Pejës, e posaçërisht fëmijët për festat e fundvitit”, tha Nikçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat