Kurti: Me Vetëvendosjen Peja s’mbetet çerdhe krimi, por lule Dukagjini

Peja

Kurti: Me Vetëvendosjen Peja s’mbetet çerdhe krimi, por lule Dukagjini

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 17:00
Albin Kurti

(E plotësuar)- Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën zgjedhore në Pejë, me ku u tha se ka ardhur koha që t’i jepet fund qeverisjes së korruptuar të Pejës dhe t’i kthehet shkëlqimi me kandidatin për kryetar, Bashkim Nurboja.

Kryetari i grupit parlamentar, Galuk Konjufca tha janë mbledhur për të shpalosur konceptin e qeverisjes për të shpalosur ekipin e shkëlqyer që do të udhëheqë Pejën dhe këtij ekipi do t’i prijë Bashkim Nurboja.

“Populli i Kosovës i ka 10 arsye të fuqishme pse me votuar Lëvizjen Vetëvendosje, sepse Vetëvendosja është e popullit, Vetëvendosja sjellë drejtësi, sepse Vetëvendosje do të sjellë zhvillimin. Vetëvendosje do ta mjekojë shëndetësinë, do ta zhvillojë arsimin, do të sjellë bashkimin, do të ndihmojë rininë. Deri sot është qeveritë ose me korrupsion transparent, ose me korrupsion të kamufluar. Ka ardhur koha t’i japin fund kësaj qeverisje dhe të drejtohet Peja me njeriun e duhur, si Bashkim Nurboja. Peja nuk është me lule sa i përket bukurive natyrore, sa i përket qeverisjes, Pejës duhet t’i kthehet vendi i merituar me qeverisje të Bashkim Nurbojës. Pejës i kthehet shkëlqimi me Bashkim Nurbojen”, tha Konjofuca.

Kurse deputetja, Fatmire Mullhaxhaj tha se dalin ballë hapur, sepse prezantojnë kandidatin më të mirë për kryetar, Bashkim Nurbojën dhe listën më të mirë të asamblistëve, që do të kontribuojnë në realizimin e programit dhe alternativën qeverisëse më të mirë për Pejën.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur besimin se qeverisjes aktuale do t’i vijë fundi më 22 tetor, derisa i ka bërë thirrje elektoratit që të votojë për këtë parti.

“Më 22 tetor, Peja duhet të bëhet qytet që vendos vetë me numrin 10. Peja është bota e pejanit dhe qeverisja aktuale shkatërruese duhet të largohet. Peja është një qytet që duhet ta shpëtojmë, ku mund duhet ta fitojmë. Vetëm edhe tri javë i ka pushteti aktual para se të shembet”, ka thënë ai.

Kurti tha se komunës së Pejës i nevojitet një kryetar i cili do të punojë për të mirën e qytetarëve dhe jo si qeverisja aktuale.

“Duke mos e votuar Gazin që na bëri gaz ju e shpëtoni vetëm nga gazi. Sukseset e reja duan një kryetar të ri që nuk na bënë gaz. Me partitë tjera Peja bëhet lule e krimit, ndërsa me Lëvizjen Vetëvendosje bëhet lule e Dukagjinit”, është shprehur ai.

Tubimi elektoral i Vetëvendosjes në Pejë (Drejtpërdrejt)

Lëvizja Vetëvendosje po mban tubim elektoral në Pejë, ku përveç kandidatit për kryetar, Bashkim Nurboja, para të pranishmëve pritet të flasin edhe Albin Kurti, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe Dukagjin Gorani.

Tubimi po mbahet në teatrin e qytetit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat