Vazhdon problemi me mbeturina në Pejë, kontenjerët mungojnë te varrezat

Peja

Vazhdon problemi me mbeturina në Pejë, kontenjerët mungojnë te varrezat

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 10:07
Mbeturinat në Pejë

Ka kohë që në qytetin e Pejës qeverisja komunale ka hequr pothuaj të gjithë kontenjerët e mbeturinave duke i lënë vetëm në 4 apo 5 pika të zonave urbane. Kjo po paraqet problem për qytetarët të cilët nuk kanë ku t’i hedhin ato.

Por një dukuri e tillë mbetet tejet shqetësuese në varrezat e vjetra dhe të reja të qytetit të Pejës. Janë autoritetet komunale ato të cilat, përpos që tash e tri vite nuk i mirëmbajnë varrezat, nga ky lokacion kanë hequr edhe kontenjerët për mbledhjen e mbeturinave.

Për mirëmbajtjen e varrezave kujdesen vet qytetarët e Pejës, të cilët nderojnë të afërmit e tyre që nuk jetojnë më, mirëpo problem për ta paraqet mungesa e kontejnerëve, e cila ka bërë që hyrja e varrezave të reja të merr një pamje aspak të hijshme.

Mbeturinat grumbullohen mu përballë hyrjes së këtyre varrezave e edhe pse në mungesë të kontenjerëve, ato nuk tërhiqen nga kompanitë përkatëse komunale.

Mirëmbajtës privat të varrezave, në kushte anonimiteti kanë thënë se përkundër kërkesave të tyre që të vihen kontenjerë dhe mbeturinat të largohen sipas orarit, një gjë e tillë nuk ndodhë.

“Qytetarët mirëmbajnë varrezat e të afërmve, kujdesshëm i largojnë mbeturinat me qese, porse qeset nuk kanë ku t’i hedhin”, thotë mirëmbajtësi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat